Nxënësit e zhvendosur nga Shqipëria ftohen të vazhdojnë mësimet në Vushtrri

Drejtoria Komunale e arsimit, njofton të gjitha familjet e zhvendosura nga Shqipëria në territorin e Komunës së Vushtrrisë se fëmijët e tyre që janë në shkollë mund ti ndjekin mësimet në shkollën më të afërt nga vendi ku ata janë të strehuar.

Drejtori i arsimit në Komunën e Vushtrrisë, Afrim Namani, bënë të ditur se janë njoftuar shkollat dhe se të gjithë nxënësit do të mirëpriten në shkollat e Vushtrrisë.

Në gjithë territorin e Komunës së Vushtrrisë janë mbi 20 familje nga Shqipëria që janë strehuar në Vushtrri. /Veriu.info/

SHPËRNDAJE