Nxirren dy gra nga aeroplani, arsyeja do t’iu befasojë

Dy gra nxirren nga aeroplani pasi i quajtën bashkudhëtarët terroristë.

Dy gra janë nxjerrë nga një aeroplan i kompanisë “Thomas Cook”, i cili po fluturonte nga Turqia në Angli pasi i ofenduan tre burra myslimanë, duke i quajtur terroristë dhe kërcënim për sigurinë e aeroplanit.

Ky incident bëri që fluturimi nga qyteti Dalaman në aeroportin “Gatwick” të shtyhet për më shumë se një orë.

Njëri nga udhëtarët, Mario Van Poppel nga Belgjika, shkroi në Twitter: “Fëmijët po qanin. Myslimanët u ndien të fyer, por e kontrolluan veten. Ajo vazhdonte të na thoshte se jemi budallenj që po qëndrojmë në të njëjtin aeroplan me ata tre burra”.

Një udhëtare tjetër, Shenea Kerry, tha se gratë e larguara nga aeroplani përpiqeshin që ta bindin ekuipazhin që t’i largojnë nga aeroplani tre burrat myslimanë.

Në deklaratën e kompanisë ajrore thuhet: “Dy udhëtare të fluturimit “MT105” nga Dalamani në Londër janë larguar nga aeroplani nga policia për shkak të sjelljeve fyese. Siguria e klientëve dhe ekuipazhit tonë është gjithmonë prioritet i parë dhe nuk pranojmë sjellje të tilla në aeroplanin tonë. Na vjen keq për vonesën që iu shkaktua udhëtarëve tanë nga ky incident”.

SHPËRNDAJE