Nxirret trupi i viktimës që u vra sonte nga babai i tij në Prishtinë

Sonte në Prishtinë është vrarë biznesmeni Albert Krasniqi nga babai i tij.Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës teksa ka bërë të ditur se është arrestuar personi që ka kryer vrasjen, babai i tij.

Në vendin e ngjarjes janë edhe Instituti i Mjekësisë Ligjore të cilët e kanë nxjerrë trupin e pajetë të viktimës.

“Rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën per nje vrasje te ndodhur ne rrugen ” Ndue Perlleshi” ne Prishtinë. Menjëhere pas marrjes se informates policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe po ndermerr te gjitha veprimet e nevojshme qe konsistojne ne hetimin e rrethanave qe karakterizojne ngjarjen. Nje person eshte arrestuar si dhe eshte konfiskuar nje arme qe dyshohet te jetë arma e perdorur ne rast”, ka thënë për GazetaBlic Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës.