Liridon Leci është shumë i lumtur që skuadra e Dritës ka fituar titullin kampion në Superligën e Kosovës.
Drita është shpallur edhe zyrtarisht kampion i Kosovës – pas barazimit në ndeshjen Gjilani – Ballkani (2:2).
Futbollisti i Dritës, Liridon Leci ka uruar të gjithë tifozët për këtë titull të fituar.
Megjithatë – ai nuk u ndal pa e ngacmuar pak edhe Ismet Munishin – i cili gjatë tërë sezonit kishte pretenduar të shpallet kampion.
Më poshtë keni “talljen” e Lecit për Munishin: