OAK viziton Komunën e Mitrovicës

Në vazhdën e takimeve për të trasuar dhe mundësuar një klimë më të favorshme të të bërit biznes, drejtues të Odës së Afarizimit të Kosovës, sot kanë vizituar komunën e Mitrovicës.

Duke e parë institucionin e komunës si faktor të rëndësishëm drejt tërheqjes së investimeve të huaja, OAK është takuar dhe mirëpriitur nga kreu i Mitrovicës, Agim Bahtitri.

Drejtori ekzekutiv i Odës së Afarizmit të Kosovës, Ismet Mulaj, duke shpalosur misionin e OAK-së, së bashku me kryetarin Bahtiri kanë diskutuar edhe mundësitë e bashkëpunimit, me qëllim të përmirësimit të kushteve të të bërit biznes.

Kryetari Agim Bahriti duke vlerësuar lart punën e OAK-së, ka shprehu interesimin e bashkëpunimit me theks të vecantë në krijimin e kushteve për terheqjen e investitorëve të huaj.

Gjatë vizitës në Mitrovicë, OAK ka vizituar edhe biznesin “Missini Sweets”, ku janë takuar me pronarin Fatmir Misini  dhe menaxherin Veton Voca  te cilët janë ankuar për ndërpreje të vazhdueshme të energjisë elektrike dhe shpenzimet financiare që po ua sjellë ky problem.

Ajo çfarë është për t’u vlerësuar, janë fjalët e drejtuesve të këtij biznesi drejt politikave aktuale dhe lehtësimeve që u ka krijuar qeverisja aktuale, për bizneset në komunën e Mitrovicës.

Drejtori ekzekutiv i Odës së Afarizmit të Kosovës, Ismet Mulaj dhe drejtuesit e “Missini Sweets”, u dakorduan për thellim bashkëpunimi.

 

SHPËRNDAJE