Objekti i ri i Pediatrisë në Mitrovicë do të shfrytëzohet për pacientët e dyshuar dhe diagnostikuar me Covid-19

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se tash e tutje objekti i ri i Pediatrisë në Mitrovicë do të shfrytëzohet për pacientët e dyshuar dhe diagnostikuar me Covid-19.

“Në marrëveshje me donatorin, Shoqatën “Nënë Tereza” nga Gjermani, objekti i ri i Repartit të Pediatrisë në Spitalin e Mitrovicës do të shfrytëzohet për trajtim të rasteve të dyshuara dhe konfirmuara me​ Covid-19 nga Mitrovica”, thuhet në njoftim.

Kontrollin, kujdesin dhe mbikëqyrjen e pacientëve do ta bëjë stafi mjekësor i Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE