OBSH jep lajmin shokues për njerëzimin: Pandemia COVID-19 larg përfundimit

Tedros Adhanom Ghebreyesus, Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit, tha se pandemia e koronavirusit nuk ka mbaruar.

“Pandemia është shumë larg përfundimit”, tha ai në një konferencë shtypi, shkruan CNN.

Ai tha se Organizata Botërore e Shëndetit “vazhdon të shqetësohet për tendencën e rasteve në rritje në Afrikë, Evropën Lindore, Amerikën Latine dhe disa vende të Azisë”.

“Rastet dhe vdekjet raportohen në shumë vende të këtyre rajoneve, për shkak të aftësisë së ulët të testimit,” tha Tedros.

“Ky virus nuk do të mposhtet nëse nuk vazhdojmë të jemi të bashkuar. Nëse nuk jemi të bashkuar, virusi do të shfrytëzojë çarjet midis nesh dhe do të vazhdojë të krijojë shkatërrim. Do humbasim jetë”, shtoi Tedros.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE