OBSH ndërron fjalët, ja për cilin shtet thotë se duhet të merret shembull

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se Suedia duhet të merret shembull për daljen nga izolimi.

Në konferencën me gazetarë, Dr. Mike Ryan, ka thënë se Suedia ka arritur të ketë një ‘marrëveshje’ me qytetarët e saj për të mbajtur distancën sociale.

“Çka ka bërë ndryshe Suedia ka të bëj me marrdhënien me qytetarët e saj dhe me mundësinë dhe dëshirën e qytetarëve të saj për të implementuar vetë-distancën dhe vetë-rregullimin. Në këtë sens, ata kanë implementuar një rregullativë publike në partneritet me popullatën”, u shpreh Dr. Ryan.

“Mendojë se për të arritur një normalitet të ri, Suedia përfaqëson një model nëse dëshirojmë të rikthehemi në shoqëri të cilat s’kanë karantinë”, shtoi tutje mjeku që kishte punuar edhe në Kosovë.

Suedia, një nga shtetet që ka injoruar masat e OBSH’së
Gjithsesi, sipas Dr. Ryan për t’u kthyer në një normalitet të tillë duhet shpeshtuar testet dhe duhet ofruar kapacitete adekuate në spitale për të parashikuar edhe skenarin më të keq, atë të shpërthimit të përhapjes.

SHPËRNDAJE