O’Conell ka një pyetje për ndjekësit në zgjedhje, ku ndodhem unë?

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell është përkujdesur që të falënderoj mekanizmat institucional të cilët janë duke monitoruar zgjedhjet lokale.

O’Connell i është shprehur falënderues atyre që sipas tij në këtë ditë kanë mundësuar demokracinë, shkruan Indeksonline.

Ai gjithashtu ka pyetur se në cilin vend ka qenë, duke publikuar një foto me këtë mbishkrim:

“Ditë a zgjedhjeve. Faleminderit të gjithë zyrtarëve që kanë mundësuar demokracinë. Ku isha unë?” ka thënë O’Connell”.

Komentuesit i janë përgjigjur se vendi ku është fotografuar ai është te kulla e Isa Boletinit!./Indeksonline/