O’Connell: Dikush i tha Flora Brovinës që të bëjë zhurmë me fotografinë

Ambasadari britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka thënë se deputetën Flora Brovina, e ka shtyrë dikush tjetër që të publikojë fotografinë e para disa ditëve.

Sipas tij, dikush i ka thënë Brovinës që të bëjë zhurmë në këtë fushë dhe vlerëson se kjo nuk duhet të ndodh.

O’Connell thotë se e gjithë bota e di dhe ka dëshmi se në Kosovë kanë ndodhur dhunime seksuale dhe kërkon nga të gjithë që të ndihmojnë të mbijetuarit, t’i përkrahin dhe t’i lejojnë të flasin.

Ka një lutje të veçantë për të gjithë burrat në Kosovë, ndërkohë thotë se shoqëria është ajo që nuk po i përkrahë.

Krejt çka tha ai për këtë çështje:

U ndjeva keq, për disa arsye. E njoh Brovinën, e di çka ka bërë ajo, e di çka ka ndodhur rreth saj dhe nuk po dua ta sulmoj Florën. Dikush i ka thënë me ba zhurmë në këtë fushë, jam i sigurt, nuk e njoh por mendoj. Por, nuk bën me ba zhurmë në këtë fushë. Jam prekur në dy sende, njëri është që nuk bënë sepse të mbijetuarit kanë vuajtur shumë, por, më ke pyetur më herët a kamë shpresë për Kosovën? dhe reagimi i Kosovës më ka dhënë shpresën maksimale që ndryshojnë senet. Cili ka qenë reagimi i qytetarëve? Para se të kuptohej se ajo fotografi nuk është e vërtetë, njerëzit kanë kërkuar drejtësi prej Serbisë për ato që kanë ndodhur në Kosovë. Ka ndodhur dhe kjo është vërtetuar në Tribunalin në Hagë dhe e bënë plotësisht me kërku drejtësi. Por, reagimi i tyre nuk është me ba fushatë kundër Serbisë, kam thënë se nuk bënë me keqtrajtu viktimën. Nuk bën me ba politikë në vend të drejtësisë dhe kjo është diçka që ne sot shumë vështirë, por kosovarët plotësisht e kanë kuptuar, që nëse nuk dëshirojmë që më të mos kemi luftë duhet të kemi në qendër të vëmendjes viktimat, të mbijetuarit edhe reagimi i kosovarëve më ka dhënë shpresë.

Nuk bënë vetëm me ba zhurmë kundër Serbisë për atë që ka ndodhur. Po, ka ndodhur, duhet drejtësi, çdo viktimë, cdo kryes të këtyre akteve të paraqitet paradrejtësisë dhe të dënohet. Por, pyetja ime do të ishte: Ata që po po bërtasin më shumë për drejtësi, a pranojnë ata të kenë të mbijetuarën e dhunës seksuale në familjen e tyre, qoftë grua, motër, vajzë? Sepse ne e dijmë për shumë raste, sepse kemi bashkëpunuar shumë vite me organizatat e të mbijetuarëve që nuk i kanë treguar askujt që kanë qenë viktimë e këtij akti, sepse e dijnë dhe kanë dëgjuar familjarët të thotë: Shumë keq, nuk është e pranueshme, duhet drejtësi, por unë kisha vra veten nëse do e kisha pasur gruan të dhunuar. Çfarë presioni u krijohet? Vasfije Krasniqi Godman ajo është një nga njerëzit më trim në botë. Jo vetëm sepse ka folur por ajo ka pranuar rolin e zëdhënëses për krejt. Ka shumë viktima që nuk kanë fuqi me shpjegu storien e vet. Secilën herë që Vasfija flet për atë që ka ndodhur, ajo e rikalon atë që i ka ndodhur. Ajo grua është e pabesueshme për mua.

Si ja bëri? Sepse ka përkrahjen e burrit dhe të vëllait. Përkrahja e shoqërisë është shumë e rëndësishme, edhe reagimi sikur na ka thënë që kjo është e mundshme.

Lutja ime është që secili burrë të thotë: Grua, (qoftë ajo nëna, vajza, motra, gruaja) nuk e di çfarë ka ndodhur gjatë luftës, por shpresoj që asgjë e keqe nuk të ka ndodhur ty, por veq besom që nëse ka nododhur mund ta thuash dhe do të të përkrahi./gazetametro.net

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE