Oda e Afarizmit: Bizneset po dëmtohen nga ndërprerjet e shpeshta të rrymës

Oda e Afarizmit të Kosovës ka kërkuar nga KEDS që të merren masat e nevojshme për të parandaluar ndaljet e shpeshta të rrymës.

“Sipas përfaqësuesve të bizneseve anëtare, ndërprerjet e energjisë elektrike po dëmtojnë rëndë bizneset pasi që po ndikojnë në ndërprerje të procesit të prodhimit, si pasojë e prishjes së makinerive.
Bizneset po ankohen që kjo ndërprerje do të ndikoj në humbje të klientëve, e tëra kjo si rezultat i vonesave të porosive që po ndodhin”, thuhet në komunikatën e OAK.

OAK kërkon po ashtu të krijohen kushte sa më të favorshme për të bërit biznes në Kosovë, ku energjia elektrike konsiderohet si kusht esencial për funksionim.

SHPËRNDAJE