Oficeri i policisë bën diçka të rrallë për një të pastrehë

Një burrë i pastrehë po mundohej që në një gropë me ujë në rrugë, të shpërlante briskun e tij për tu qethur, kur një oficer policie i Detroitit shkoi dhe filloi ti ndihmonte atij.

Jill Metiva Schafer kishte dalur të shëtisë, dhe ajo kapi momentin dhe më pas bëri një postim në rrjetet sociale.

“Unë e bëra këtë fotografi sepse mendova se ishte diqka ‘’e pazakontë’’ të bëhej nga një njeri zyrtar”, tha Schafer i Saginaë Township.

Thomas, oficeri i policisë tha se ai nuk e kishte idenë që dikush po shikonte gjatë kësaj kohe.

“Unë eca dhe i thashë, ‘Më falni, zotëri’ dhe në atë pikë, ai dukej sikur do thoshte, ‘Mirë, do të largohem dhe unë i thashë:’ Jo, keni nevojë për ndihmë?” “. “Dhe ai u kthye dhe tha:” Po, faleminderit. Zoti të bekoftë. ”

“Ajo që bëri për mua, ishte shumë gjë e mirë,” i tha Nelson për gjestin e Thomas. “Unë me të vërtetë e vlerësoj sepse po kaloj nëpër problemet e mia dhe ndihem keq me veten time, por do të jem mirë”.

Ai vazhdoi, “Zoti do ta bekojë atë që e bëri atë për mua”.

Mesazhi i Thomasit është të ndihmoni të tjerët kur të keni mundësi.