‘Oki’ për maskat që shiten në Kosovë: Qekjo koronavirusin nuk ta nal, vec naj duhmë të najkujt

Aktori i njohur kosovoar, Fatmir Spahiu, ka thënë se maskat që shiten në Kosovë nuk mund të ndalin koronavirusin.


Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se të njëjtat e ndalin vetëm ndonjë ‘duhmë dhë qymyrin e zbutë”.

“Veq te jemi te kjart. Qekjo maske koronavirusin nuk ta nal! Kjo e nal naj duhmë te najkujt edhe paaak qymyrin e zbutë”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se ditëve të fundit në Shqipëri dhe Kosovë ka pasur panikë lidhur me përhapjen e koronavirusit, duke marrë parasysh se ua ka marrë jetën 6 personave në Itali.

SHPËRNDAJE