Olluri e quan Zekën matrapaz dhe uzurapator, Zeka reagon duke i thënë Ollurit dhe Kajtazit agjentë të BIA-së

Milaim Zeka mbrëmë ishte mysafir në një emisioni debatues në TV Dukagjini, por që deklarimet e tij nxiten reagimin e Drejtorit Ekzekutiv dhe gazetarit të gazetës online Insajderi, Parim Olluri, i cili deputetin e NISMA-s e quajti matrapaz.

“Ne nje emision televiziv, Milaim Zeka qe 20 minuta nuk po i le mysafiret tjere me fol. Po flet kunder korrupsionit, kunder cdo hajnie te ndryshme edhe po i referohet vetes si gardian i se mires. Ani kur po thote qe ka mendim te veten. Cfare matrapazi!

Mos me njofte njeri, nis edhe me besu qe eshte njeri i mire. Ama, e njohim. Dallaverexhi i madh je, Milaim. Ti duhesh me fol per akuzat per uzurpimin e nje shtepie pas luftes. Per parate qe ke perfituar nga leshimi i shtepise tende me qira per Ministrine e Tregtise, ku ke qene zedhenes. Per menyren se si ke perfitu dhjetera mijera euro prej RTK-se per realizimin nje emisioni te dobet.  Pasi te flashes per keto, tani kalo ne tema te lira”, ka shkruar gazetari Olluri.

Ndaj këtij shkrimi të Parim Ollurit është kundërpërgjigjur Milaim Zeka, i cili drejtuesit e portalit Insajder, Parim Ollurin dhe Vehbi Kajtazin, i ka quajtur agjentë të shërbimit sekret serb BIA. Zeka në një status në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se “shërbimi sekret serb në Kosovë vepron përmes Portalit Insajder”.

“Dy agjentet serb ne Kosove, Parim Olluri, dhe Vehbi Kajtazi, jane duke zhvilluar veprimtarine e tyre ne Kosove, permes planeve dhe direktivave te BIA-se serbe ne Kosove. Keta agjente te Sherbimit Sekret Serb, sipas burimeve nderkombetare, kane marre direktiva nga Beogradi, qe te denigrojne e poshtrojne figura kombetare, duke filluar nga Adem Jashari etj. Keta jane abuzuesit, dhe perdhunuesit me te medhenje te fjales se lire. Keta jane shantazhues te bizneseve, raketasha, deri te mohues te femijeve te tyre me dashnore. Parim Olluri, me pseudonimin “Xixillonja” ne sherbimin sekret serb, po baglon ne te gjitha anet, duke hapur te paverteta rreth figurave politike dhe kombetare te vendit. Une, si deputet i Kuvendit te Kosoves, e ftoje ne debat publik, ne cilin medium ka qef, per me i argumentu para publikut, qe ky eshte vetem nje shole, mbi te cilen dhine vetem Beogradi!!!”, ka shkruar Zeka.