Orar i ‘pazakontë’ për ndeshjen e Kosovës ndaj Çekisë në ‘Fadil Vokrri’

Rrugëtimit drejt ëndrrës për kualifikim në Kampionatin Europian ‘Euro 2020’, Përfaqësuesja e Kosovës i kthehet gjatë muajit shtator.

Fillimisht më 7 shtator, Kosova luan ndaj Republikës së Çekisë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, kurse më 10 shtator në udhëtim ndaj Anglisë.

Ndeshja ndaj Çekis do të luhet me fillim prej orës 15:00, një orar paksa i pazakontë për Kosovën dhe tifozët, pasi që ndeshjet e kaluara janë luajtur zakonisht në terminin prej 20:45.

Sidoqoftë, një gjë është e sigurtë që atmosfera dhe përkrahja maksimale për ‘Dardanët’ nga ‘Dardanët’ nuk do të mungojë as ditën e 7 shtatorit.

Ndryshe, Kosova pas tri ndeshjeve të zhvilluara në Grupin A pozicionohet në vendin e tretë me 5 pikë – 1 fitore dhe 2 barazime.

Kujtojmë që Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se sot do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen ndaj Çekisë. /gazetametro.net

SHPËRNDAJE