Organizata “Stratfor” parasheh rezultatin final për Kosovën dhe Serbinë!

Organizata gjeopolitike dhe e analizave strategjike “Stratfor” ka vlerësuar se bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë duke ardhur në fundin e saj. Në bisedimet e nesërme (7 shtator) ndërmjet dy presidentëve, Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit, pritet të diskutohet vetëm cështja e Asocacionit.

“Stratfor” thekson se një nga temat më të diskutueshme ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel do të jetë formimi i komunave serbe duke vënë në dukje se ideja u konceptua në vitin 2013.

Temë tjetër që parashihet të flitet është edhe “korrigjimi i kufijve”, që në javët e fundit është diskutuar nga krerët e shteteve përkatëse, transmeton Indeksonline

Duke shpjeguar se çfarë saktësisht nënkuptojmë me ‘korrigjim të kufijve’, organizata gjeopolitike shpjegon se është një çështje e pranuar edhe për shkëmbim të territoreve.
“Ideja e shkëmbimit të territorit e cila do t’i krijonte Serbisë dhe Kosovës ndryshime në hartat e tyre është diskutuar në qarqet akademike dhe politike që prej viteve ’90-ta.

Partitë opozitare dhe politikanët në të dy anët kanë hedhur poshtë këtë propozim, i cili mund të çojë në përplasje të pandalshme”.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE