Osman Vishaj emërohet kryetar në KRrPP

Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme e ka miratuar emërimin e Osman Vishajt kryetar të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

Për këtë emërim, në sallë ishin 61 deputetë, 50 votuan për dhe ishin 11 abstenime.

Ndryshe Kuvendi i Kosovës në rend dite kishte votimin në parim për Projektligjin për transmetuesin publik të Kosovës.

Por për këtë projektligj kanë votuar vetëm 42 deputet, 40 vota ishin për, asnjë kundër dhe 2 abstenime.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti propozoi që ky projektligj mos të vij më në seancë por t’i kthehet propozuesit pasi dy herë tentoi që ta hedh në votim dhe u përsërit situata e njëjtë.

“Nuk kanë votu unë kërkoj që tani t`i qasemi pak më ndryshe kësaj çështje, propozoj që të votohet. Të paktën që ky ligj ti kthehet atij që e ka propozuar. Qe dy vjet jemi tu u shëtit me këtë far ligji. Nuk e di pse duhet me sjell në seancë kur është e njëjta situatë”, tha Haliti.

SHPËRNDAJE