Osmani: Dua ta di çka ka thënë Thaçi, kur është pyetur për shkëmbim territoresh

Vjosa Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se Hashim Thaçi nuk duhet të jetë udhëheqës i bisedimeve me shtetin e Serbisë.

Deputetja e LDK-së ka komentuar edhe deklarimet se Thaçi kohë më parë ka diskutuar opsionin e shkëmbimit të territorit me Serbinë.

Ajo ka thënë se nuk e di nëse vërtet është diskutuar ky opsion, por nëse është bërë, ky është një gabim i pafalshëm.

Osmani ka thënë se kjo dëshmon se në asnjë mënyrë Thaçit nuk duhet ti jepet mandati për kryenegociatorë.

Ajo ka thënë se vetëm i intereson të di, se cila ka qenë përgjigja që Thaçi ka dhënë kur i është ofruar ideja për shkëmbim territoresh me Serbinë.

“ Mua më intereson të di, vetëm se çfarë ka thënë Thaçi kur i është ofruar kjo mundësi, cila ka qenë përgjigja e tij” ka thënë Osmani.

SHPËRNDAJE