Osmani me akuza të rënda për presidentin Thaçi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK’së, Vjosa Osmani ka numëruar një sërë shkeljesh që sipas saj po i bën presidenti Hashim Thaçi. Njëra nga to, është edhe fushata e Thaçit për PDK’në.

“Institucioni i Presidentit po tregohet diskriminues me qytetarët e Kosovës. Presidenti i Kosovës nuk po e luan rolin e vet si symbol i unitetit, këtë e dëshmoi qysh nga shpërbërja e parlamentit kur mblidhte votat për mocion. Ai ndikoi drejtpërdrejtë edhe në pakicat në qytetet të caktuara duke favorizuar PDK’në dhe duke bërë fushatë në këtë parti qoftë në Prizren, Klinë, Drenas etjerë. Ai keqpërdori këtë institucion duke premtuar gjëra që as sa ka qenë kryeministër dhe as sa është President nuk do t’i realizojë”, ka thënë Thaçi shkruan Periskopi.

Osmani në fjalën e saj, tutje ka thënë se keqpërdorimi i dytë i institucionit të Presidentit po bëhet me dialogun me Serbinë, ku sipas saj Thaçi po i bën në kundërshtim me Kushtetutën dhe rezolutat e Kuvendit.

“Faza e dytë ku po keqpërdorë rolin etij është edhe dialogu me Serbinë. Në kundërshtim me rezolutat e Kuvendit mban dhjetëra takime me Vuçiqin dhe nuk u përgjigjet qytetarëve të Kosovës për marrëveshjet që potencialisht janë të dëmshme për vendin”, ka thënë Osmani.

Dhë ne fund, Osmani tha se shkelje është edhe mungesa e transparencës nga Thaçi me rastin e dekretimit të gjyqtarëve serbë.

“Fusha e tretë që u përmend edhe më herët është edhe dekretimi i gjyqtarëve serbë, ku mungon transparenca. Dhe në fund, deklaratat e tij kundër BE’së dhe roleve tjera mike, tregojnë se rrezikon vendin i cili me shumë mund ka ndërtuar këto raporte. Ky president po degradon dhe po turpëron institucionin e Presidentit.”, ka thënë Osmani/Persikopi/

SHPËRNDAJE