Osmani nga Peja flet për taksën: Sot takohemi me Kurtin, për çdo paqartësi do të dakordohemi

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani gjatë mëngjesit të sotëm po qëndron në Pejë ku është takur me kryetarin e kësaj komune Gazmend Muhaxheri.

Ajo aty ndodhet për të përuruar shtatoren e ikonës olimpike të xhudos Majlinda Kelmendi.

Nga aty Osmani ka komentuar edhe zhvillimet e fundit në nivel qendror që kanë të bëjnë me taksën.

“Ne do t’i diskutojmë çështjet që kanë të bëjnë me taksën sot gjatë ditës bashkë me Kryeministrit. Eshtë tejet me rëndësi që partnerët e koalicionit të ulen dhe të diskutojnë detajet dhe të marrim vendime të përbashkëta. Ajo ç’ka është me rëndësi është se shoh bashkëpunim shumë të mirë nga ana e partnerëve të koalicionit.

Prandaj dhe takimet që do jenë sot gjatë ditës do të jenë në funksion të dakordimit “ka thënë Osmani para gazetarëve.