Osmani: Thaçi po sillet si monark, idetë e tij do nxisin luftën

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani thotë se Presidenti Thaçi po sillet si monark dhe sipas saj si i tillë, ai po e sheh territorin e shtetit si pronë të tij.

Duke folur për idetë e Presidentit Thaçi për korrigjimin e kufirit, deputetja Vjosa Osmani thotë se këto ide të tija janë ide luftënxitëse, që po tentojnë ta vendosin edhe Kuvendin e Kosovës para një akti të kryer.

‘Presidenti po sillet si monark, bën gjëra që mund të qojnë në monarki, e sheh territorin e shtetit si pronë të vetës në të cilën mund të bëjë atë që don’, ka thënë Osmani.

‘Është duke e bërë ilegalisht, është duke tentuar të bëjë ide luftënxitëse t’i qojë përpara, tentojë të vendos kuvendin e Kosovës para aktit të kryer’, ka shtuar ajo për T7.

Ndërkoh, duhet të ceket se Osmani ishte pjesë e protestës së Vetëvendosjes kundër Thaçit, e mbajtuar ditë më parë./Gazetametro

SHPËRNDAJE