Ozil në bisedime për tu larguar, klubi i tij i ri, larg Premierligës

Mesut Ozil është duke kërkuar largimin nga Arsenal, klub në të cilin nuk po mund të gjejë hapësirë.

Mediat turke kanë raportuar se ylli i Arsenalit ka pasur një takim sekret me përfaqësuesit e klubit të Fenerbahces, transmeton lajmi.net

Me një pagë vjetore prej 21 milionë eurove, Ozil është lojtari më i paguar te Gunners, por i cili as nuk është i regjistruar në Premierligë.

Kontrata e tij po mbaron dhe Arsenali po kërkon që të gjejë një zgjidhje mbi këtë aspekt.

Njëri ndër klubet e fundit që ka shprehur interesim është pikërisht Fenerbahce.

Presidenti i këtij klubi, Ali Koc, konsiderohet të jetë një ndër personat më të pasur në Turki dhe paga vjetore prej 8 milionë eurove nuk duket të jetë problem.