Ozil në histori të Premierligës, thyen rekordin e madh

Skuadra e Arsenalit është duke fituar me rezultatin 1-0 ndaj Watfordit.

Golin e avantazhit për ‘Topçinjtë’ e ka shënuar Shkodran Mustafi pas asisitimit të Mesut Ozilit.

Pas asistimit të bërë në këtë ndeshje, Ozil hyn në histori të Premierligës.

Mesfushori turko-gjerman është bërë lojtari i parë në histori të Premierligës që bën 50 asistime në vetëm 141 ndeshje.

Ozil thyen rekordin e Cantonas, pasi ky i fundit kishte kapur shifrën e 50 asisteve në 143 ballafaqime./GazetaBlic

SHPËRNDAJE