Ozili e zemëron Arsenalin

Mesut Ozil ka bërë një veprim, i cili nuk do t’u pëlqejë aspak drejtuesve të Arsenalit.

Një kapitull i ri ka zënë vend në marrëdhënien e tmerrshme mes Mesut Ozil dhe trajnerin e Arsenal, Unai Emery.

Gjermani, sikurse raporton “The Sun” në fakt ka pëlqyer një koment të publikuar në një postim të tijin në “Instagram”, përmbajtja e të cilës kritikonte trajnerin e Arsenal.

“Na mungon vëlla. Vazhdo të luftosh dhe qëndro i fort. Dëshmoi trajnerit Emery, budallenjve që bëjnë si të ditur dhe të gjithë botës që e kanë gabim”, ishte komenti i një tifozi që u pëlqye publikisht nga Ozil, për të nxitur shpërthimin e ironisë në klubin e “Topçinjve”.

SHPËRNDAJE