Pa në ëndërr se kishte ‘gëlltitur’ unazën e fejesës: Doli se ajo e bëri këtë kur ishte në gjumë

Jenna Evans ishte duke pasur një nga ato ëndrrat që dukej ‘’shumë e pabesueshme për të qenë e vërtetë’’.Një grua në Kaliforni ëndërroi që po gëlltiste unazën e fejesës, e që doli në të vërtetë të ishte ashtu.

Evans u zgjua në mëngjes duke e parë se unaza e fejesës së saj kishte humbur. Ndërsa humbja e unazës që kishte qenë vetëm një ëndërr, doli në të vërtetë se ajo e  gëlltiti unazën e saj të fejesës – histori që ajo e postoi në rrjetin social Facebook e që mori vëmendjen e mijëra njerëzve.

Ajo dhe Hoëell pastaj u vunë në kujdes urgjent, ku u duhej t’u shpjegonin mjekëve  se çfarë ndodhi.”Mjeku urdhëroi një Xray dhe u duk mjaft i tronditur kur ai hyri në dhomë me një doktor të tjetër dhe më tregoi se unaza imë gjendej në stomak!’’- Shkroi Evans. “Unë mund ta ndieja atë në zorrët e mia, ajo po fillonte të më pengonte vërtetë dhe të më nervozonte”.

Në fund të fundit Evans kishte një endoskopi të sipërme, një procedurë ku një mjek përdor një tub fleksibël me një aparat fotografik për të parë rreshtimin e traktit gastrointestinal, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë.

“Gjithçka shkoi shumë mirë, ata gjetën unazën time përtej stomakut tim në zorrët e mia, e morën atë dhe ia dhanë Bobbyt jo mua,” shkroi Evans.

Ajo pasi mori unazën i premtoi bashkëshortit të saj, se më nuk do ta ‘’gëlltis’’./gazetametro.net

SHPËRNDAJE