Pacientët të rikuperuar nga koronavirusi po fillojnë të tregojnë shenja të imunitetit

Pacientët e rikuperuar të koronavirusit janë duke treguar shenja imuniteti, tha Shefi i Mjekësisë në Angli, Dr. Jenny Harries.

Edhe pse provat janë të kufizuara në këtë fazë, pacientët që kishin rezultuar pozitiv duket se kanë mbajtur antitrupa specifikë Covid-19 në sistemin e tyre për të paktën një muaj më pas, transmeton Gazeta Shneta.

Antitrupat prodhohen nga sistemi imunitar për të luftuar infeksionin dhe kur një pacient i ka ato, mendohet se kanë imunitet.

Dr. Harries gjithashtu tha që ka “disa shenja” që fëmijët më të vegjël mund të kenë më pak të ngjarë të kalojnë virusin.

Sipas mjekëve, ka disa prova shumë të vogla tani nga njerëzit në vend që kanë pasur Covid-19 dhe që kanë testuar pozitiv.

Por, për sa vite do të mund të zgjasin këto antitrupa nuk kanë njohuri as ekspertët e shëndetësisë.

SHPËRNDAJE