Pacolli: Veprimet e mia janë brenda kornizave të marrëveshjes me LDK-në

Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli është regjistruar si deputet i legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës.

Pacolli tha se do të mundohet që brenda koalicionit që të veprojë vetëm në kornizat e marrëveshjes me LDK-në dhe nuk e ka tradhtuar askënd dhe do ta ketë të vështirë ta bëjë një gjë të tillë.

Pacolli tha se nuk është në dijeni nëse ndonjë nga deputetët e partisë së tij është takuar me ndonjë përfaqësues të koalicionit PAN.

Regjistrimi i deputetëve të rinj ka filluar sot dhe do të zgjas nesër dhe pasnesër.

SHPËRNDAJE