Pacolli dhe thëniet e tij filozofike: Të vetmuarin e han ujku, unë jam mësuar të punoj në grupe

I pari i AKR’së Behgjet Pacolli herë pas here, gjendjen e tij politike e shpreh me thënie të ndryshme që ngjajnë me ato filozofike, të cilat ai i artikulon në mënyrën e tij të veçantë. Së fundi ai duke folur për një koalicion të mundshëm me LDK’në dhe VV’në, u shpreh me një thënie interesante që e dijmë të gjithë.

Pacolli tha se është mësuar gjithmonë të punoj në grupe se dhe se nuk është njeri bllokues.

“Të vetmuarin e hanë ujku, sepse unë jam mësuar të punoj në grupe, sepse unë gjithmonë vendimet i kamë marrë duke pzetur opinionin”, kishte thënë Pacolli në RTK.

I pari i AKR-së tha se nuk hidhërohet nëse dikush e quan të paditur sepse siç thekson ai ka mësuar diçka nga jeta.

“Të vetmuarin e hanë ujku, sepse unë jam mësuar të punoj në grupe, sepse unë gjithmonë vendimet i kamë marrë duke pzetur opinionin. Unë nuk jam njeri bllokuese sado që um kritikojnë të tjerët, unë nuk mund të kushtëyoj askënd. E presim certifikimin, kush për kënd ka nevoj. Unë nuk hidhërohem kur dikush më thotë i paditur sepse kam mësuar diçka nga jeta”, tha Pacolli.

SHPËRNDAJE