Pacolli e shkarkon këshilltarin kryesor, dëshiron t’ia hedh fajin për faturat e paguara me para të shtetit?

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës dhe Ministri i Ministrisë Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka reaguar sonte ndaj shkrimeve se ka shfrytëzuar mijëra euro për fjetje në hotelet më të njohura të Francës.

Ai thotë se shpenzimet nga fjetjet në këto hotele i ka paguar me parat e tij, duke hedhur poshtë mundësinë që ato janë paguar me parat e shtetit.

Mirëpo, faturat e publikuara sonte janë të nënshkruara nga këshilltari i tij kryesor dhe tash edhe shef i kabinetit më MPJ, Jetlir Zyberaj.

Veriu.info mëson se Behgjet Pacolli po dëshiron të distancohet nga Jetlir Zyberaj, duke ia hedhur fajin atij për keqpërdorim të mjeteve.

Burime nga stafi i liderit të AKR-së bëjnë të ditur se së shpejti pritet shkarkimi nga ai i këshilltarit të tij, Jetlir Zyberaj, që siç shihet në foto-dëshmi është nënshkrues i faturave, të cilat Pacolli mohon se i ka krijuar si shpenzime për buxhetin e Kosovës.

SHPËRNDAJE