Pacolli: Gjuriq para se të arrestohej…

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Zëvendëskryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli ka folur rreth arrestimit të shefit të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq në veri të Mitrovicës.

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli thotë policia e Kosovës bëri veprimin e duhur duke arrestuar Gjuriqin, të cilit nuk i ishte dhënë leja për të hyrë në Kosovë.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

“Policia veproi konform ligjit”, tha Pacolli në ‘Intervista me Blerimin’ në televizionin publik të Kosovës.

Pacolli thotë se veprime të tilla nuk do të lejohen as në të ardhmen.

Ndërkohë, thotë se ishte Gjuriq, i cili në takimin në veri të Mitrovicës, ku kishte shkuar ilegalisht, kishte ofenduar Kosovën, pak minuta para arrestimit.

“Kanë qenë shumë fyese, ofenduese deklaratat e tij prej asaj sallës në Mitrovicë ku janë takuar ata”, tha ai.

“Nga aty unë vetë kam dëgjuar deklaratat e Gjuriqit ku ai ka ofenduar duke thënë: ‘’Ku janë ata bijtë e shqiptarëve që nuk vijnë tani me më arrestuar?” “A ishin ata që më thoshin se s’mundem me hy në Kosovë?”, e ofendime të tjera”, shpjegoi Pacolli.

Gjuriq u arrestua pasditen e së hënës derisa në orët e mbrëmjes iu dorëzua në Merdare autoriteteve serbe.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë
SHPËRNDAJE