Pacolli i reagon Daçiqit, ia përmend paratë

Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, i është kundërpërgjigjur homologut serb, Ivica Daçiq, për thesin me para që ky i fundit ia ka përmendur.

Daçiq pati thënë se Pacolli po e hap ‘thesin me para’ për t’iu thënë shteteve të cilat, sipas tij, duan ta tërheqin njohjen e Kosovës, transmeton Express.

E Pacolli thotë se atij nuk i duhet ta hapë thesin e parave për t’i bërë të tjerët të besojnë në qenësinë e shtetit të Kosovës.

“Ashtu siç e kam thënë edhe më përpara Serbia nuk posedon kurrfarë kapaciteti që t’i kundërvihet Kosovës dhe mua personalisht”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

“Neve nuk na duhen paratë për të forcuar subjektivitetin e shtetit ngase e drejta është në anën tonë”, ka shtuar ai.

Dy kryediplomatët që disa herë kanë pasur fjalë të mira për njëri-tjetrin, janë kapur keq për njohjet e Kosovës, për të cilat Daçiq lobon që të hiqen.

SHPËRNDAJE