Pacolli krenohet me statistikat e Valon Kerollit, që e nxjerrin politikanin më të ndjekur në Facebook

Eksperti i rrjeteve sociale, Valon Kerolli, edhe sot ka vazhduar me publikimin e statistikave të ndryshme për aktivitetet që janë aktuale në Facebook.

Valon Kerolli ka treguar se Behgjet Pacolli është politikani kosovar më i ndjekur në Facebook, me ç’rast lideri i AKR-së këtë postim e ka shpërndarë tek ndjekësit e tij, duke u krenuar me këto të dhëna, transmeton Veriu.info.

I dyti në listë është ish kryetari i PDK-së dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i pasuar nga lideri i VV-së dhe Kryeministri Albin Kurti.

Në vendin e katërt radhihet ish Kryeministri i Kosovës dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, përderisa ranglistën e përfundon lideri i PDK-së, Kadri Veseli./Veriu.info

SHPËRNDAJE