Pacolli kthehet në Kosovë, tregon se a do ta votojë qeverinë Hoti?

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka ardhur sërish Kosovë.

Ai është lajmëruar nga shtëpia e tij në Hajvali gjatë një intervistë dhënë për Reporterin.

Pacolli ndër të tjera tregon se a do të shkojë vota e tij pro formimit të qeverisë Hoti.

Kujtojmë se tri javë më parë, kthimi i Pacollit në Kosovë u kthye në dramë, pasi Qeveria në detyrë paralajmëroi se nëse ai kthehet nga Zvicra do të futej në karantinë dhe nëse hynte ilegalisht, do të merreshin masa ndaj tij.

Deputeti i AKR-së hyri në Kosovë dhe u kontrollua nga ekipet mjekësore në Aeroportin e Prishtinës, por qëndroi pak ditë për t’u kthyer sërish në Zvicrës.

Ai e akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje se donin ta ndalin të hyjë sepse besonin se do ta votonte Qeverinë e Avdullah Hotit.

Pacolli nga Aeroporti i Prishtinës madje tha se është frikësuar se ndaj tij po organizohet “sulm terroristik”.

SHPËRNDAJE