Pacolli në Istog: Shteti ndërtohet me njerëz të punës, amanetin e Rugovës do ta çojmë në vend

Sot në Istog, në një tubim ku të pranishëm ishim mijëra qytetarë, Aleanca Kosova e Re bashkë me partnerët e koalicionit LDK-LD-Alternativa, kanë prezantuar kandidatin për kryeministër, plan programin qeverisës dhe kandidatët për deputetë nga radhët e koalicionit.

“Jam këtu, në shtëpinë e madhe të Ibrahim Rugovës. Ka qenë dëshirë e imja dhe e anëtarëve te AKR-së që të jemi këtu dhe t’ju ofrojmë krejt potencialin që posedojmë, të ofrojmë diturinë tonë dhe eksperiencën tonë”, ka thënë tha Pacolli, në fjalën e tij para qytetarëve.

Duke i përmendur problemet e shumta të Kosovës, Pacolli ka treguar për dështimet e institucioneve në shëndetësi, arsim, siguri, mbrojtje të ambientit, e sfera të tjera.
Ai iu ka bërë thirrje qytetarëve të Istogut që t’i thonë mjaft zhvatjeve, dhunimit dhe hajnisë. “Ka ardhë dita që t’i kthehemi realitetit, e ai është amaneti i Ibrahim Rugovës, ne do ta çojmë amanetin e tij në vend me njerëz të ditur dhe të urtë, kështu ndërtohet shteti”, ka pohuar Pacolli.

Duke i falënderuar qytetarët e Istogut për pritjen madhështore, lideri i AKR-së theksoi se, përkrahja e madhe e qytetarëve është dëshmia më e mirë se koalicioni i shpresës, do të fitojë bindshëm. Ai ri konfirmoi edhe njëherë mbështetjen e tij të fuqishme për kandidaturën e Dr.Avdullah Hoti dhe iu bëri thirrje qytetarëve që me 11 qershor ta votojnë atë për kryeministër.

Ndërsa kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit Avdullah Hoti, para qytetarëve të Istogut tha se është i nderuar t’i prijë një liste e cila përfaqësohet nga ajka e profesionisteve. “Fitorja jonë është e bindshme, kjo është fitore e qytetarëve të Kosovës, e të rinjve, e pensionistëve dhe e bujqve. Ju garantojmë se me ne në qeverisje, te rinjtë do të lëvizin lirshëm në botë ” tha Hoti. Ai iu premtoi qytetarëve që me 11 qershor, Kosova do të ndahet nga rruga e izolimit dhe do të ec në drejtim të integrimeve evropiane.

SHPËRNDAJE