Pacolli: Politikat e gabuara e kanë sjellur Kosovën në krizë ekonomike

Në kuadër të vizitave nëpër Komuna, Presidenti i Aleancës Kosova e Re, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, ka vizituar sot qytetin e Pejës ku ka mbajtur një takim me përfaqësuesit e bizneseve në këtë qytet.

Presidenti Pacolli para ndërmarrësve pejanë, prezantoi programin zhvillimor të Aleancës Kosova e Re, program ky me të cilin Kosova do të shënojë rritje ekonomike mbi 8%, vende të reja të punës, si dhe krijim të një ambienti të sigurt për investime.

“Nga politikat e gabuara qeveritare, Kosova sot ndodhet në krizë ekonomike, nuk kemi investime  kapitale, TVSH-ja është rritur, papunësia gjithashtu, ndërsa shihet çartë se në çdo sferë të jetës Kosova ka shënuar regres”, ka thënë Pacolli.

Displaying 18195472_10155096375555856_1083507782_o.jpg

Ai ka thënë se Kosova ka nevojë për ndryshime rrënjësore ndërsa ato bëhen vetëm me ndryshim të qasjes dhe avancim të sistemit, si politik ashtu edhe ekonomik.

Duke folur për mënyrat e krijimit të bizneseve dhe ndërmarrjeve prodhuese, Pacolli ka thënë se AKR do t`i krijojë tri platforma agro-ekonomike, ku bujqit do t’i punojnë tokat e tyre, ndërsa tregu për prodhimet e tyre do të jetë i garantuar.

“Tani ka ardhur koha e njerëzve të punës, atyre që ia duan të mirën Kosovës, e jo të atyre që e kanë shkatërruar vendin duke demonstruar forcë”, ka thënë numri i një i AKR-së, duke shtuar se me AKR-në në qeverisje do të ndalet edhe ndikimi i politikës në gjyqësor, në arsim, shëndetësi si dhe të gjitha sferat tjera institucionale.

“Sipas programit tonë në vitin e dytë të qeverisjes së AKR-së, do të arrijmë rritje ekonomike e cila do të krijojë mundësi punësimi deri në 60 mijë vende të reja çdo vit.”, ne kemi demonstruar që dimë të punojmë, por kemi edhe mundësi” ka shtuar Pacolli mes tjerash.

Pas prezantimit të alternativave të ndryshme ekonomike dhe biznesore Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli, bëri një debat me ndërmarrësit e pranishëm.

Përfaqësuesit e bizneseve në Pejë, folën kryesisht për problemet dhe sfidat me të cilat ata ballafaqohen, si rezultat i politikave jo efikase në vend, si dhe diskutuan për mundësitë të cilat do të aplikoheshin përmes programit ekonomik të AKR-së.

SHPËRNDAJE