Pacolli shtron iftar, qindra të ftuar në shtëpinë e tij (Foto)

Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli sonte në shtëpinë e tij në Hajvali ka pritur një numër të madh të mysafirëve për iftar.

Në këtë iftar të pranishëm kanë qenë edhe disa nga strukturat e LDK-së me të cilën partia e tij AKR ka koalicion në zgjedhjet parakohshme parlamentare.

Ai përmes një fotoje të publikuar në profilin e tij në Facebook ka thënë se në shtëpinë e tij të gjithë janë të mirëseardhur.

“Në shtëpinë time, të gjithë janë të mirëseardhur, gjithmonë! Pa dallim moshe, kategori apo gjini. Zoti ju bekoftë!”, ka shkruar ai.

Ndryshe sot në Hajvali koalicioni LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi kanë mbajtur tubim zgjedhor.