Pacolli tregon se kush e ka fajin për mos liberalizimin e vizave për kosovarët (Video)

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme Behxhet Pacolli, në një intervistë për Deutche Welle ka thënë se mos liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është dështim që i “faturohet” vtë BE-së për shkak së ka vënë kushte që nuk është dashur të jenë të tilla, si shembull demarkacioni.

“Kosova edhe më tej po trajtohet si “vrima e zezë” e fundit, ku është mbyllur rinia jonë dhe nuk mund të udhëtojnë të lirë. Kjo nuk duhet të ndodhe, edhe Kosova e meriton Evropën. Edhe Kosova është pjesë e Evropës dhe atë e Evropës qendrore, e jo jugore apo lindore. Mos integrimi ose zvarritja e integrimit të Kosovës, në BE, është dështim i Evropës. Por tani me punë të përbashkët në bashkëpunim me institucionet e Brukselit ne do të ndërtojmë të ardhmen tonë”, ka thënë Pacolli.

I pyetur se kur pritet që demarkacioni të shkoj në Kuvendin e Kosovës për ratifikim, Pacolli ka thënë se ende nuk ka ndonjë datë të saktë se kur do të ndodhë kjo.

“Demarkacioni dhe luftimi i korrupsionit janë dy nga 35 kushtet e paraqitura dhe demarkacioni është kusht i ri. Unë kamë qenë në Bruksel dhe Mal të Zi dhe mendoj se ky kusht nuk është dashur të paraqitet. Ne së shpejti do të kemi dokumentin tonë dhe do ta dërgojmë në kuvend për ratifikim”, ka thënë ai.

SHPËRNDAJE