Pacolli: Urime president, urime vëllai im

Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli e ka uruar Presidentin e zgjedhur të Shqipërisë, Ilir Meta, për të cilin ka thënë se ndan përvoja të jashtëzakonshme gjatë kohës së lobimit për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Urimi i Pacollit për Ilir Metën:

“Sapo telefonova Presidentin e sapozgjedhur të Shqipërisë z.Ilir Meta dhe ja urova zgjedhjen e tij në krye të shtetit shqiptar. Me z. Meta ndaj përvoja të jashtëzakonshme gjatë kohës së lobimit për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Z. Meta në cilësinë e ministrit të jashtëm në atë kohë ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën. Jam i bindur se Shqipëria e ka sot presidentin e duhur i cili do ta unifikojë skenën politike në vend. Urime President, urime vëllau im!”, ka shkruar Pacolli.

SHPËRNDAJE