Pajtohen gjakrat: Edi Rama emëron Ditmir Bushatin të Dërguar të posaçëm në OSBE

Ish-Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, sot ka marrë një detyrë të re ku do i dërguar i Posaçëm i presidencës së Shqipërisë në OSBE, ditët kur Kryeministri Edi Rama mungon. Kjo ka qenë një befasi, duke marrë parasysh përplasjet e vazhdueshme të dy palëve.


Kjo është bërë e ditur edhe në faqën zyrtare të OSBE’së, ku Ditmir Bushati figuron si një prej personave që do ta drejtojë presidencën shqiptare.

Ky është një lajm i befasueshëm duke marrë parasysh se ish-ministri shqiptar pati përplasje të vazhdueshme me Kryeministrin Edi Rama.

‘Lufta e ftohtë’ mes tyre kishte filluar pasi Bushati u zëvëndësua si Ministër i Jashtëm me Gent Cakajn që vjen nga Kosova. Madje, ky kishte nisur të përplasej me ramen për zhvillime të brendshme partiake.

Ai ishte bërë edhe kritik i Qeverisjes së ramës, ndërkohë që më pas u lirua edhe nga detyra të tjera partiake.

Ndërkaq, sa i përket OSBE’së, Bushati në cilësinë e të dërguarit të posaçëm do të trajtojë çështje dhe problematika të të gjitha fushave me të cilat kryesia mund të ketë gjatë drejtimit të organizatës.

Kujtojmë se Shqipëria mori zyrtarisht Presiedencën e OSBE më 1 janar.

SHPËRNDAJE