Pak orë para protestës, Kadri Veseli befason me këtë veprim në mbështetje të Hashim Thaçit

Pak orë para protestës së thirrur nga Vetëvendosje kundër Hashim Thaçit dhe negociatave me Serbinë, Kadri Veseli, aktualisht kryetar i PDK-së ka mbështetur të parin e shtetit.

Veseli sot ka zgjedhur që ta vizitoj babin e presidentit Hashim Thaçi, në Burojë të Drenicës.

Veseli në profilin e tij në Facebook ka theksuar se kur të shkruhet historia, konsku i babit të presidentit do të jetë faqe e ndritur, raporton gazeta Blic.

Shënimi i Veselit:

Për një kafe në konakun e Bacës Haxhi në Burojë.

Një ditë kur do të shkruhet historia e vërtetë e lirisë së Kosovës, ky konak do të jetë faqe e ndritur e saj.

SHPËRNDAJE