Pak vota, pak protesta, pak tensione, pak dhunë. Hoti kryeministër

Kosova është bërë me Qeveri të pakicës, të mërkurën. Kabineti qeveritar i propozuar nga tashmë kryeministri Avdullah Hoti ka mundur ta marrë mbështetjen e vetëm 59 deputetëve të subjekteve në koalicionin e ri qeverisës të drejtuar nga LDK-ja, përfshirë njërit që ka votuar nën presionin e presidentit Hashim Thaçi, dhe një deputeti tjetër të cilit i është kontestuar kushtetutshmëria e mandatit

Kosova është bërë me Qeveri të re të mërkurën. Por kabineti qeveritar i propozuar nga, tashmë kryeministri Avdullah Hoti, ka mundur ta marrë mbështetjen e vetëm 59 deputetëve të subjekteve në koalicionin e ri qeverisës të drejtuar nga Lidhja Demokratike (LDK), përfshirë njërit deputet që ka votuar me intervenimin e presidentit Hashim Thaçi, dhe një tjetri, të cilit i është kontestuar kushtetutshmëria e mandatit. Shumicën e nevojshme e kanë siguruar falë votave të dy deputetëve të Aleancës Kosova e Re (AKR), parti kjo që do të jetë në opozitë.

Kështu, “Qeveria Hoti” është qeveria e parë në Kosovën e pasluftës e bazuar në koalicion qeverisës që nuk e ka shumicën e votave në Kuvendin 120-anëtarësh.

Megjithatë, në ekspozenë para ligjvënësve, Hoti ka shprehur ambicien për ta unifikuar shoqërinë e polarizuar.

“Qeveria që unë do të udhëheq dhe kjo shumicë parlamentare që do të përfaqësohet brenda kësaj qeverie do të nxisë, mbështesë dhe prijë një procesi jo të lehtë, por të domosdoshëm, pajtimi e kthimi të besimit në mes të forcave politike”, ka thënë ai.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE