Palmer pritet të vijë në Kosovë të premten

Matthew Palmer pritet ta vizitojë Kosovën këto ditë.

I dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer, pritet ta vizitojë Kosovën.

Sipas Gazetës Sinjali, i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor pritet të jetë në Prishtinë të premten, më 31 tetor, transmeton Klan Kosova.

“Palmer do të takohet me liderët e partive kosovare si dhe me liderët institucionalë, ndërsa temë diskutimi pritet të jenë zhvillimet e fundit politike në vend dhe gatishmëria e autoriteteve të Kosovës për rifillimin e dialogut me Serbinë”.

“SHBA-të do të kërkojë nga autoritetet kosovare që të angazhohen për rifillimin e dialogut me Beogradin zyrtar më së largu deri në muajin mars 2020, para fillimit të ciklit të zgjedhjeve në Serbi”.