Palmer studentëve kosovarë: Ju meritoni më shumë se mbështetjen e Amerikës, ju meritoni…

I dërguari special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer, ka mbajtur sot një fjalim para sudentëve të Kosoëes dhe shoqërisë civile.

Palmer ka përshëndetur procesin zgjedhor të 6 tetorit.

“Kosova dëshmoi për zgjedhje demokratike në tetor, dhe se i duhet një qeveri e cila transmeton zërin e popullsisë”, ka thënë ai.

Palmer vuri në theks dialogun me Serbinë.

Ai tha se marrëdhëniet e përmirsuara me shtetin fqinjë hapin mundësinë për krijimin e vendeve të punës.

Por Palmer fuqishëm iu drejtuar kosovarëve duke thënë se Kosova meriton më shume se vetëm mbështetjen e SHBA-së.

“Ju meritoni më shumë se vetëm mbështetjen e SHBA-së, meritoni anëtarësimin në EU, NATO dhe botën, nuk e meritoni që të qëndroni gjithmonë mbrapa shteteve”, ka thënë ai.

SHPËRNDAJE