Pamje të frikshme pas shpërthimit të vullkanit, viktima, e mijëra të evakuuar

Të paktën 25 persona kanë mbetur të vdekur e qindra të tjerë të plagosur pasi një vullkan nga më të mëdhenjtë e më vdekjeprurësit në dekada të tëra ka shpërthyer në Guatemala.

Vullkani “Fuego”, rreth 40 km në jugperëndim të kryeqytetit të Guatemalës, hodhi shkëmbinj, tym të zi dhe hi në qiell e në mjediset përreth tij.

Llava goditi kryesisht fshatin El Rodeo, duke vrarë njerëzit të bllokuar nëpër shtëpi.

Ky është shpërthimi më i madh vullkanik që prej vitit 1974, thonë ekspertët lokalë.

Prej vullkanit, sipas zyrtarëve lokalë, janë prekur të paktën 1.7 milionë banorë.

Zyrtarët kanë këshilluar njerëzit të mbajnë maska si masë mbrojtëse kundër hirit në 4 rajone të Guatemalës.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/pamje-apokaliptike-pas-shperthimit-te-vullkanit-viktima-e-mijera-te-evakuuar-544384/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright