Pamje mahnitëse të botës së egër në trojet shqiptare

Është shfaqur dokumentari i parë Shqiptar i Botës së Egër, i përgatitur nga Organizata Wildlife Albanian Photographers.

Dokumentar të tillë jemi mësuar të shohim vetëm në programet televizive të jetës së egër jo shqiptare nga vende të ndryshme të botës.

Ky është lloji i parë që është përgatitur nga fotografë nga të gjitha trojet shqiptare.

Ky projekt i jashtëzakonshëm pasqyron pamje impresive dhe cilësore të kafshëve të egra që jetojnë në territoret e Kosovës dhe Shqipërisë. Qëllimi i realizimit të këtij dokumentari është informimi i publikut mbi rëndësinë e prezencës së kafshëve në habitatet e tyre dhe kujdesi që duhet treguar ndaj tyre. Për më tepër dokumentari paraqet sakrificat, vështirësitë, rreziqet dhe sfidat që fotografët e botës së egër ballafaqohen.

Njëri nga ta Arian Mavriqi, ka shkruar se në dokumentar mund të shihni diçka që nuk e keni parë më herët, një dokumentar në trojet Shqiptare, të xhiruara me kualitet super të lartë nga fotografë të vendit.

Ky projekt është realizuar krejtësisht me financimin privat të anëtarëve të shoqatës së Fotografëve shqiptarë të natyrës së egër, me qendër në Kosovë.

Dokumentarin e plotë e gjeni këtu:

SHPËRNDAJE