Pamje nga dasma e Kadri Zekës, pak ditë para se të vritej bashkë me vëllezërit Gërvalla

Jusuf e Bardhosh Gërvalla, bashkë me Kadri Zekën, ishin vrarë 15 ditë pas martesës së këtij të fundit.

Kadri Zeka ishte martuar më 2 janar të vitit 1982, me Saime Isufin.

Në rrjete sociale është publikuar një video pjesë e dasmës së tij në vitin 1982, ku prezentë në ishin edhe vëllezërit Gërvalla dhe shumë veprimtarë të tjerë.

Atentati mbi dy vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka ka ndodhur në Untergrupenbach të Gjermanisë.

Nga autoritet shtetërore gjermane është lajmëruar se vrasës të panjohur kanë vrarë tre jugosllavë dhe se ky ishte kulminacion i ri në luftën e fshehtë në të cilën agjentët e sigurimit jugosllav dhe kundërshtarët e pushtetit luftojnë mes tyre.