Pamje nga Klinika Infektive ku vërehet numër i shtuar i policëve

Një numër i shtuar i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës është vërejtur mëngjesin e sotëm pranë Klinikës Infektive të QKUK-së.

Periskopi ka provuar të kontaktojë me zyrtarë të Policisë për informim për të mësuar më shumë rreth kësaj ngjarje, por deri më tani nuk ka marrë përgjigje.

Kujtojmë se vetëm dje (04.07.2020), Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë regjistruar 178 raste të reja me Covid-19. Po ashtu gjatë ditës së djeshme kanë ndërruar jetë 6 persona të prekur nga ky virus.

SHPËRNDAJE