Pamje nga varrosja e nënoficerit të FSK-së me flamur të Kosovës

Ali Sinani nënoficeri i FSK-së është varrosur gjatë ditës së sotme, pikërisht në ditën kur FSK-së i është ndërruar misioni në Ushtri të Kosovës.

Sinani kishte qenë po ashtu ushtar i UÇK-së. Ai vdiq dje në orët e para të mëngjesit.

Sinani ishte nënoficer i FSK-së, e megjithëse ndër vite i ka shërbyer atdheut, nuk arriti dot të pres momentin e transformimit të FSK-së në Ushtri.

Kapter Ali Sinani  ka shërbyer me përkushtim të madh në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj, që nga themelimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe në muajin nëntor është sistemuar në Brigadën e Mbështetjes Operacionale të FSK-së.

Në varrimin e tij, morën pjesë edhe tashmë ushtarët e Kosovës.

SHPËRNDAJE