Pamje: Persona të armatosur kryejnë vjedhje në një kompani në Prishtinë (VIDEO)

Tre persona të armatosur kanë kryer një vjedhje gjatë natës së mbrëmshme, në fshatin Shkabaj të Prishtinës.

Vjedhja është kryer në kompaninë “Agimi Company” e cila merret me shitjen me pakicë të pllakave.

Në videot e siguruara nga Insajderi.org, shihet se tre personat që kishin hyrë për të vjedhur, së pari kanë shkyçur energjinë elektrike në trafon e cila gjendet afër objektit.

Vjedhja në këtë kompani është kryer në orën 22:58, të datës 26.05.2020.

SHPËRNDAJE