Pamje të arkivolit të Adem Demaçit në sheshin Skënderbeu

Arkivoli i veprimtarit Adem Demaçin me përcjellje shtetërore është dërguar në sheshin’ Skënderbeu’, në Prishtinë për homazhe.

Aty është sjellë nga garda përcjellëse e FSK-së. Ndërkohë së shpejti pritet të nis ceremonia komemorative.

Pas përfundimit të ceremonisë komemorative, kortezhi së bashku me qytetarët do të niset drejt varrezave të Velanisë, nga ora 11:00, kurse varrimi bëhet në ora 12:00.

Ceremonia komemorative dhe e varrimit të veprimtarit Adem Demaçi, me nderimet më të larta shtetërore, bëhen për ta nderuar jetën dhe veprën e tij.